E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiknuri flet pas shkarkimit: Më mirë do bëhet!
Lajme

Gjiknuri flet pas shkarkimit: Më mirë do bëhet!

Reagon edhe Berisha Gjiknuri u flak me këshillën për t’u arratisur

Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi sot Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit.

asambleja e ps deputetet ministra majko ruci etj (18)

Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente, por tha shkurt se  më mirë do të bëhet.

“Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!” tha Gjiknuri për gazetarët.

Ndërkohë më herët edhe Bledi Çuçi reagoi për postin që mori si kryetari i grupit parlamentar të PS. Ai tha se është një përgjegjësi e madhe.

Por nuk ka vonuar ish-kryeministri Sali Berisha duke zbërthyer mesazhet qe dha sot Asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se Damian Gjiknuri u flak me këshillën për t’u arratisur, ashtu siç u veprua me Arben Ahmetajn.

berisha

Sali Berisha theksoi se takimi me dyer të mbyllura, ishte fytyra e vërtetë e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.

Sipas Berishes, “ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës”.

“Ajo dosje që rëndom quhet dosja Ahmeti, në cdo rresht, në cdo fjalë ajo është dosja Rama, dosja Agaci, dosja viktima e fundit Damiani, i cili u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur. Dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar ministra dhe deputetë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet u shndërrua në një shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore. Asambleja e mafies shtetërorë më të rrezikshme në Evrope u mblodh pas turpit të arratisjes së shekullit, të numrit dy të qeverisë. Ai  u arratis me porosi të Ramës pasi dekonspiroi kërkesën për arrest që do tja adresonin parlamentit. Në këtë kontekst dyert e mbyllura janë akt akuzë në vetëvete. Janë dëshmi e fajësisë të kupolës së plehrave.  Dosja po shpërben këtë mazhorancë mafiozë, këtë kupolë mafioze. Rama është i gatshëm të shesë secilin prej tyre për të shpëtuar lëkurën e tij, por vetë është i pashpresë”, u shpreh ish kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.