Gjiknuri flet pas shkarkimit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i PS
Damian Gjiknuri la postin e Sekretarit të Përgjithshëm për kolegun Blendi Klosi, pasi u shkarkua nga Rama.
Klosi foli me superlativa për Gjiknurin
“Nuk është ditë surprizë, Damiani ka bërë punë të madhe për PS. PS fiton sepse punon shumë, sepse e di çfarë duan njerëzit. Më këtë detyrë kemi reformimin e partisë”, tha Blendi Klosi.
Ndërsa Damian Gjiknuri u ndal pak më gjatë teksa tha: Jeta më ka mësuar që të jem përballë të papriturave. Do të dojë shumë kohë për të kuptuar
Jam mësuar me akuza, nuk është hera e parë që jam akuzuar, nisur ndoshta edhe për shkak të personalitetit tim të fort, por erdhe për pozicionet kyçe.
Ka vetëm një drejtësi, ligji dhe organet e drejtësisë do flasin. Nuk ndjej asnjë lloj braktisje, kam komunikim të vazhdueshëm, kam marrëdhënie të vazhdueshme prej 20 vitesh me të, e respektoj vendimmarrjen e tij.
Sa më pozicione të larta të kesh aq më tepër do të sulmohesh. Ky hetim për inceneratorët ka vite që ka nisur, nuk jam thirrur ndonjëherë. Kur të më thërrasin do jap shpjegim. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë periferik. Ato vepra kanë qenë të dobishmëri të publikut.
Elbasani sot prodhon energji dhe përpunon mbetje.
Unë jam mësuar që të lëviz në pozicione të ndryshme”,tha Gjiknuri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



