E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiknuri: Opozita nuk e donte depolitizimin e administratës, secila palë të përgatitet për zgjedhjet e reja…
Publik News

Gjiknuri: Opozita nuk e donte depolitizimin e administratës, secila palë të përgatitet për zgjedhjet e reja…

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri thotë se është opozita e bashkuar ajo që refuzoi depolitizimin e administratës.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri tha se arritja e marrëveshjes është e rëndësishme edhe me pikat ku palët arritën të dakortësoheshin.

“Sot u arrit marrëveshja e negociuar dhe e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët. U dakortësuam në pikat që ndanin palët. Qëlllimi ishte që administrata të ishte e depolitizuar, por opozita e kundërshtoi këtë, megjithatë me rregullat që kemi do ta çojmë përpara, administrata do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e 2021. Nuk ka më kërkesa absurde për qeveri teknike apo administrim zgjedhjesh. Më në fund u kthyem atje ku ishim. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem. Dhe në zgjedhjet e ardhshme depolitizimi do të nisë pasi do të përfshihet në kod. U pranua fakti që administrata zgjedhore edhe kështu si ka qenë e politizuar dhe e balancuar ka funksionuar. Këshilli politik do të vazhdojë të miratojë draftet që do të zbërdhejë kjo marrëveshje, do të trajtojë ligjin për referendumet. Ajo që është e rëndësishme, të përgatitet secila palë për zgjedhjet e reja edhe me këtë administratë që siç u pranua nuk është se s’ka funksionuar,” u shpreh Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.