E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gjimnazistët kopjojnë në maturë”, Ministria e Arsimit: Do vendosim kamera në provim
Lajme

“Gjimnazistët kopjojnë në maturë”, Ministria e Arsimit: Do vendosim kamera në provim

Në provimet e maturës kopjohet. Ky është konkluzioni i Ministrisë së Arsimit pas një analizë të kryer nga ana e tyre. Në provimin e ‘gjuhë shqipe – letërsi’ dhe ‘matematikë’, maturantët kanë diferencë me tre deri në katër nota midis vlerësimit vjetor dhe provimeve të maturës.

Kryesisht janë qytete si Kavaja, Tropoja, Kukësi, Korça, Kurbini, Gramshi, Dibra dhe Hasi, ku është vënë re një fiktivitet i notave. Thënë ndryshe në këto qytete është kopjuar më shumë në maturën e vitit të kaluar.

Nisur nga ky dështim i administrimit të provimeve, Ministria e Arsimit ka marr një tjetër vendim për të forcuar monitorimet. Në provimet e ardhshme, në klasat ku do zhvillohen provimet do të vendosen kamera. Kjo pritet të zbulojë nxënësit kopjacë dhe të djeg fletën e tyre të provimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.