E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së PD së Rithemelimit në Lezhë, ja si u ndanë votat mes tre kandidatëve
Lajme

Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së PD së Rithemelimit në Lezhë, ja si u ndanë votat mes tre kandidatëve

Gjin Gjoni është zgjedhur kryetar i degës së PD-së së Rithemelimit në Lezhë, duke fituar me një rezultat të thellë ndaj dy kandidatëve përballë tij.

gjin gjoni

Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131.

Në procesin e votimit mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se 1100 anëtarë.

WhatsApp-Image-2024-04-06-at-20.03.58

Pas fitores, në një prononcim për media, Gjoni falënderoi kolegët për garën dinjitoze dhe qytetarët e Lezhës që e votëbesuan.

Ndër të tjera ai u shpreh se do të fillojnë me riorganizimin e PD-së së Leshës dhe përgatitjen për fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe.

Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qartë. Të bashkuar siç jemi sot do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.