Gjirokastër, aksident me disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kthesën e Viroit, në Gjirokastër.
Sipas asaj që raportohet në media, nga përplasja e dy mjeteve ka disa të plagosur.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.
“Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



