Gjirokastër, aksident me pasojë vdekjen
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit “Fiat” që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga.
Pavarësisht transportimit me urgjencë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



