GJIROKASTËR/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës
Policia ka arrestuar ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, dhe shtetasin A.M. si bashkëpunëtori i tij.
Të dy këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



