Gjirokastër/ Bllokohet në borë fëmija, në gjendje të rëndë shëndetësore
Në Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i mitur i sëmurë rëndë ka mbetur i bllokuar në dëborë duke mos patur mundësi transportimi për në spital.
Sipas informacioneve të para, fëmija ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ambulanca u bllokua në rrugë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndërhyrja ishte e pamundur
Zjarrfikëset janë nisur për ndihmë, për të bërë të mundur dërgimin e fëmijës në spital.
Ndërsa ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se helikopterët janë në gadishmëri për çdo urgjencë shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



