Gjirokastër/ Çarja e tokës, pritet urdhri për evakuimin e banorëve të pallatit…
Prej dy ditësh një pallat në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “Punëtori” rrezikon të shembet . Kjo shembje rrezikon 15 familje dhe një shtëpi private.
E gjithë kjo situatë është shkaktuar si pasojë e punimeve me kompresor. Siç shihet toka përreth është çarë dhe banorët kanë dalë jashtë për shkak të frikës.
Ndërkohë që për shkak se rreziku është i madh familjet e këtij pallati pritet të evakuohen, urdhri pritet të firmoset nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokstrës Zamira Rami.
Megjithatë nuk dihet ende nëse banorët do të pranojnë të dalin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



