E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër/ Polici kufitar po ecte me shpejtësi, përveç viktimës 12 vjeç goditi edhe dy të mitur të tjerë
Publik News

Gjirokastër/ Polici kufitar po ecte me shpejtësi, përveç viktimës 12 vjeç goditi edhe dy të mitur të tjerë

Të tjera detaje janë zbardhur për aksidentin në Gjirokastër, ku një polic kufitar teksa po ecte me makinë përplasi për vdekje një fëmijë 12 vjeç.

Polici  Estien Dine 24 vjeç ishte duke ecur me shpejtësi dhe përveç viktimës ka përplasur edhe dy të mitur të tjerë, të cilët për fat të mirë kanë marrë vetëm lëndime.

Njoftimi i policise

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.