Gjirokastër/ Të prekurit me COVID-19 dalin si zakonisht në qytet
Në qytetin e Gjirokastrës epidemiologët kanë dhënë alarmin se nga të sëmurët me koronavirus karantina e detyrueshme nuk po zbatohet aspak. Këta qytetarë lëvizin të pashqetësuar rrugëve të qytetit njësoj si më parë duke paraqitur një rrezikshmeri të madhe për periudhën në të cilën ndodhemi.
Shefi i Epodemologjisë në Gjirokastër Arenc Brahimi shprehet se në këtë situatë numri i infektimeve vazhdon rritjen çdo ditë e me shumë, pavarsisht se në qytet kanë mbërritur testet e shpejta. Gjirokastra është furnizuar ditën e mërkurë me 400 teste të shpejta, përgjigja e të cilëve del në 30 minuta.
“Nga këto teste të shpejta që kemi marrë janë aplikuar 17 për ata pacientë që duhet t’i kenë shfaqur shenjta deri në 5 ditë. Pacientët në përgjithësi e kalojnë me një temperaturë të lehtë por kjo s’do të thotë që nuk duhet të zbatojnë karantinën dhe të leviyint në qytet”, shprehet Brahimi.
Aktualisht në qytetin e Gjirokastrës janë 489 raste aktive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



