E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër,arrestohet 44 vjeçari që dhunoi nënën
Lajme

Gjirokastër,arrestohet 44 vjeçari që dhunoi nënën

Një ngjarje e tmerrshme është denoncuar nga nëna e një 44-vjeçari, me iniciale Y.P., banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër. 71-vjeçarja ka raportuar te policia se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kërcënuar me armë gjahu.

Pas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y.P., 44 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe kishte kanosur atë me një armë gjahu çifte që e kishte në pronësi me leje. Në rastin e arrestimit, u sekuestruan arma e gjahut çifte, sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.