Gjithologu ndërkombëtar….
Çun Tirone, basketbollist, punk, artist, nudist, marksist, fashist, i majtë, i djathtë, no global, piktor, ministër, ateist, musliman, katolik, ortodoks, kryebashkiak, mason, kryeministër, shofer, shef përmbytjeje, shef tërmeti, shef i shtabit të përgjithshëm, gjeneral, falës mëkatesh, bari’, hoxhë, prift, i ndritur, diplomat, ministër i jashtëm, qytetar, fshatar, hetues, prokuror, gjykatës, president i OSCE, arkeolog, etimiolog, historian, kritik arti, bejtexhi, batutaxhi, bamirograf (lexo: ata që bëjnë bamirësi, me 2 kameramanë dhe 4 fotografë me vete), shkrimtar, regjizor, skenograf, muzikant, arkitekt, designer, inxhinier, fadromist, ndërtues, doktor, epidemiolog, financier, polic i mirë, polic i keq, lider suprem, udhërrëfyes, baba i kombit, i dërguari i Zotit…
Praktikisht; ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku!
Give that man an OSCAR!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




