Gjitokastër/ Kreu i Komisionit të Titujve në bashki propozon vjehrrin për “Qytetar Nderi”
Nuk është hera e parë që një funksionar i shtetit shqiptar vepron në favor të interesave personalë ose në konflikt interesi me familjarët e tij.
Rasti është i kryetarit të Komisionit Këshillimor të Titujve në Bashkinë e Gjirokastrës, Ilir Lluri, i cili ka propozuar vjehrrin e tij për “qytetar nderi”.
Ky veprim është cilësuar si i paprecedentë nga “jugunews” që ka publikuar rastin. Eksperienca e deritanishme e funksionimit të qeverisjes vendore apo qëndrore, nuk e njeh duke qenë një rast i izoluar dhe unikal në llojin e vet.
Çdo veprim dhe propozim do të ishte normal nëse nuk do të kishte një konflikt të tillë interesi, por kur kryetari i këtij komisioni sillet me metoda orientale, kjo nismë konsiderohet në masën e një absurdi dhe në kufijtë e një skandali.
Një veprim i tillë në radhë të parë zbeh dhe e kompromenton emrin e propozuar pavarësisht kush është, çfarë kontributi ka për qytetin, shoqërinë etj. Ky element hedh dyshime edhe për mënyrën sesi janë propozuar, votuar dhe vlerësuar në të kaluarën nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Këshilli Bashkiak, individë që gëzojnë një titull të tillë pavarësisht nëse e kanë merituar apo jo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



