E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO dënon me orë pune  Sonila Qaton
Lajme

GJKKO dënon me orë pune Sonila Qaton

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale në ngarkim të 10 të pandehurve, të akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh.

Çështja u shqyrtua në gjykim të zakonshëm, ndërsa vendimi u dha më 23 korrik 2025 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj.

Shtatë nga të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, pasi gjykata arriti në përfundimin se faktet për të cilat ishin akuzuar nuk përbënin vepra penale. Të liruar nga akuzat janë Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, Simon Prendi (vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve)

Katër persona u gjetën fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (neni 258 i Kodit Penal).

Ata u dënuan me 6 muaj burg, por me pezullim të ekzekutimit të dënimit, duke iu zëvendësuar me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh, kontakt të rregullt me Shërbimin e Provës, ndalesë për ushtrimin e funksioneve publike për 1 vit (për tre prej tyre)

Të dënuarit janë:

Simon Prendi (gjithashtu u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentesh)

Erdit Salillari

Sonila Qato

Gjykata vendosi që shpenzimet e procedurës t’i ngarkohen personave të shpallur fajtor, në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita pasuese e shpalljes së tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.