E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në burg Edison Mucekun
Lajme

GJKKO lë në burg Edison Mucekun

Ishte pjesë e planit për vrasjen e Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme vendosi që masa e sigurisë “arrest në burg” për Edison Mucekun, të vijojë. Ai akuzohet për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë.

Në sallën e gjyqit Muceku ka mohuar akuzën.

Edison Muceku u ekstradua pak ditë më parë nga Britania e Madhe, vend në të cilin ishte arrestuar në janar të 2025.

Emri i Edison Mucekut ishte pjesë e listës së megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.