E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në burg tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Lajme

GJKKO lë në burg tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Me kërkesë të SPAK, GJKKO dy ditë më parë dha masën ‘arrest në burg’ për tre prej tyre, ndërsa për 6 te tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’. Sot ata dolën para gjykatës ku u njohën me masat e arrestit.

Mariglen Qato, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës; Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës janë tre ish-zyrtarët e vënë në masën e ‘arrestit në burg’.

Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës;  Julian Zanaj,  Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës; Eglantina Zere, Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkie e pezulluar nga ku post dhe  Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore; dhe Nestor Muhamellari,administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k janë në masën e ‘Detyrimit me paraqitje’ në Policinë Gjyqësore.

I vetmi që nuk është paraqitur sot në gjykatë ishte Enton Punavija, pasi ndodhet jashtë shtetit dhe kur të kthehet do njihet me masën nga gjykata.

Ata akuzohen se kanë shpallur fitues kompaninë 5D për disa tendera në bashkinë e Tiranës, ku pronarët e vërtetë të kësaj kompanie ishin ish-drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Qato dhe Molla gjatë kohës që ushtronin funksionin si drejtorë në bashkinë e Tiranës kanë shpallur fitues shoqërinë ‘5D Konstruksion’ në 11 tendera.

SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, pasi ortakët defacto ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla. Kompania është shpallur fituese në tenderat nga viti 2016 deri në 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.