E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO merr vendimin: Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm
Lajme

GJKKO merr vendimin: Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm

Akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shkodrës se u emërua nga krimi

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm për akuzat ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit me akuzën e shpifjes.

Gjyqtarja e GJKKO Flojera Davishi vendosi të shpallë Bardhin të pafajshëm dhe për rrjedhojë pushoi çështjen.

Gazment Bardhi akuzoi Sulajn se u emërua në krye të Policisë së Shkodrës pas ndikimit të biznesmenit të arrestuar për “Metamorfozën”, Pëllumb Gjoka.

Në akuzat e tij nga foltorja e Kuvendit në shtator 2024, Bardhi iu referua komunikimeve në SkyEcc, pjesë të dosjes hetimore të SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.