E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO miraton masën arrest shtëpie për Malltezin
Lajme

GJKKO miraton masën arrest shtëpie për Malltezin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues gjyqtarin Engert Pëllumbi, shpalli vendimin mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së arrestit në shtëpi.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Malltezi ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.