E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO, shtyhet  seancë paraprake për dosjen e “Toyota Auris”
Uncategorized

GJKKO, shtyhet seancë paraprake për dosjen e “Toyota Auris”

Sot GJKKO nisi shqyrtimin në seancë paraprake të dosjes Toyota Auris.

Të akuzuar për këtë dosje janë ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, ish oficerja Erjona Daupaj, Radovan Cela Avokat dhe Astrit Vladi.

Të pandehur janë Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës, Erjona Daupaj, ish-oficere, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ata akuzohen per korrupsion në 8 raste, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.

Sipas SPAK ndikuan kundrejt rryshfetit të favorizoheshin të pandehurit për trafikimin e 3.4 mln euro që u bllokuan në Portin e Durrësit dhe heqjen e sekuestros mbi pasuritë e Suel Celës por edhe raste të tjera. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela ndërsa SPAK po vijon hetimet për gjyqtarë e prokurorë të implikuar, përfshirë dhe prokurorë të prokurorisë së posacme. Më herët Irena Gjoka dhe dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit, por edhe sepse përmendet në dosje nga të pandehurit.

Është shtyrë seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yaris”, ku bën pjesë edhe ish-kryeprokurori Aurel Zarka.

Shkak u bë moslegjitimimi i palëve, më konkretisht GJKKO la detyrë që avokatët e personave në kërkim të paraqesin prokurat e firmosura nga vetë të akuzuarit. Edhe vetë Zarka, që është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Seanca e radhës u caktua më datë 20 shkurt në orën 09:00, ku pas dëgjimit të palëve, togat e zeza do të vendosin për kalimin në gjykim ose jo të dosjes.

Çështja në fazën paraprake tashmë po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Çela, pas dorëheqjes së Irena Gjokës për konflikt interesi, pasi kishte qenë trupa gjykuese në çështjen e sekuestros së dy makinave të Suel Çelës në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, për të cilat vendosi lirimin e tyre.

Në kërkim për këtë dosje është ish-agjentja e BKH-së Erjona Daupaj, Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela. Prokurorët Klodian Braho dhe Altin Dumani e kanë ndarë dosjen në fraksione të tjera, ku vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.