E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO refuzon kërkesën  e Berishës për të shkuar në Parlament
Lajme

GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për të shkuar në Parlament

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës, që të lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Sali Berisha është në masë sigurie “arrest në shtëpi” pasi akuzohet për korrupsion me privatizimin e pronave të ish-kompleksit “Partizani”. Por ish-kryeministri pretendon se ka të drejtë të ushtrojë funksionin e tij si deputet. Për këtë arsye ai përmes avokatëve ju drejtua Gjykatës duke i kërkuar që të lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare që mbahen kryesisht të enjteve. Kjo ishte kërkesa e dytë e bërë prej tyre.

Në 1 shkurt gjyqtarja Irena Gjoka e shty seancën sepse kërkesa ishte firmosur nga vajza e Berishës. Gjyqtarja kërkoi që të firmoset nga vetë i akuzuari. Sot u mbajt seanca dhe gjyqtarja ka vendosur që ai të rrijë në izolim duke mos dalë nga banesa.

Pas mbarimit të seancës në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”. Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

“Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën.

Ndërsa sa i takon Malltezit, prokuroria deklaron në dosje se: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, u bë me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi;

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi;

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.