GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për rë marrë pjesë në kuvend, avokati Gjokutaj: Çartje dhe lajthitje, u shkelmua Kushtetuta

Donte të merrte pjesë në seancë në Kuvend, Apeli i GJKKO rrëzon Berishën

Gjokutaj443

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli për gazetarët, pasi Apeli i GJKKO vendosi që mos t’i lejojë Berishës që të shkojë në seancat plenare në parlament.

Gjokutaj theksoi se Apeli i GJKKO-së vepron me regji, duke shtuar se Apeli i Gjykatës së Posaçme  shkelmoi gjithashtu Kushtetutën e vendit.

“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje”, u shpreh Gjokutaj.

Publikuar nga Publik Media