E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO shtyn seancën për drejtorët e arrestuar të Veliajt
Lajme

GJKKO shtyn seancën për drejtorët e arrestuar të Veliajt

Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zyrtarët e Bashkisë së Tiranë të cilët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, seanca në Gjykatën e Posaçme është ndërprerë.

Mësohet se shkak është bërë kërkesa e avokatëve të personave të arrestuar, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.