GJKKO vendos me 14 shkurt për tre drejtorët e Veliajt
Në seancën paraprake për dosjen “5D”, tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të përshpejtuar.
GJKKO, do të shpallë vendimin në seancën e radhës që do të mbahet më datë 14 shkurt në orën 12:00.
Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

3 drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për zbutje të masës së sigurisë.
Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pasi u zbërthye dosja “5D”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



