GjKKO vendos: Nuk ka gjykim të shkurtuar për drejtorët e Veliajt
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për mospranimin e kërkesës së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, për gjykim të shkurtuar.
Gazetari ynë raporton nga gjykata se, të pandehurit e dosjes ‘5D’ do të procedojnë me gjykim të zakonshëm, ndërsa do të duhet të përballen me çdo akuzë dhe të japin llogari para togave të zeza.
Ndërkohë, seancën e zhvilluar këtë të enjte, prokurori i çështjes ka kërkuar më shumë kohë për të plotësuar të dhëna për të pandehurit.
Zyrtarët e Bashkisë Tiranë që janë marrë të pandehur në dosjen 5D, janë Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari.
Senaca e së enjtes është shtyrë dhe do të zhvillohet më 17 prill, ora 09:30.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



