E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjoba 10 milionë lekë deri në mbyllje, mediave që nuk i binden Ramës
Lajme

Gjoba 10 milionë lekë deri në mbyllje, mediave që nuk i binden Ramës

Gjoba nga 10 milionë lekë deri në mbyllje të përkohshme ose të përhershme, parashikohen si masë ndëshkimore ndaj mediave që nuk i binden kryeministrit Edi Rama.

Në projektligjet e propozuara së fundi nga qeveria për të famshmen “paketë antishpifje” jepen dy argumenta kryesore: këto media, portale nxisin vepra penale apo nuk janë në përputhje me moralin publik.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, deklaroi nga selia e pD-së se “sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.

Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it,  një agjensi e kontrolluar nga qeveria,  pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online…Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias,’ nënvizoi Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.