E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjoba 12 mijë euro, përgjimet zbuluan anëtarët e grupit kriminal
Publik News

Gjoba 12 mijë euro, përgjimet zbuluan anëtarët e grupit kriminal

U është dashur një hetim disajavor që të kapin dhe ndalojnë shtetasin V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Por aksioni i policise ku ra ne pranga 35-vjecari eshte ne vijim te operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.

Ne kete aksion, me 2 gusht 2019, rane ne pranga dy anetaret e tjere te ketij grupi, njeri prej te cileve njihej edhe si “koka” e bandes.

“KOKA” E GRUPIT

Koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar si shtetasi Edmond Gecaj rreth 30 vjeç.

Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë.

Ngjarja në mars të 2016:

Ngjarja e rëndë u parandalua nga patrullat e policisë së Komisariatit numër 1. Policia ka arrestuar shtetasin Edmond Gecaj 27-vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin tjetër me inicialet S.M pasi këta dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Femi Mëziu 44- vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së enjtes në rrugën ‘Hoxha Tahsim’.

Policia ka mundur të neutralizojë njërin prej autorëve dhe ka sekuestruar thikën. Shkak i konflikt mes palëve ka qenë një shumë e madhe borxhi të cilën Mëziu u kishte marrë personave. Burimet në atë kohe pranë Policisë Tiranë pohuan për “BalkanËeb’ se Mëziu ka pranuar se u ka marrë personave 20 mijë euro, ndërsa Gecaj pretendon se borxhi kishte vlerën e 50 mijë eurove.

Në polici Mziu ka thënë se këto para do të përdoreshin si investim në klubin e futbollit që ai drejton. Për shkak të dëshmive kontradiktore policia dyshon se këto para janë përdorur për aktivitete të paligjshme.

HETIMI

Rreth një muaj ka zgjatur hetimi i Prokurorisë dhe Policisë për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Sipas Policisë, ata janë përgjuar dhe vëzhguar në ambient nga hetuesit, ndërsa një prej të prangosurve është me precedent penal në fushën e gjobëvënies.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë pas një pune të mirorganizuar disajavore, duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin ‘Përsëritësit’ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobëvënies dhe I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë”, shkruhej në njoftim.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.