E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobiten 523 qytetarë për maskat
Lajme

Gjobiten 523 qytetarë për maskat

Edhe ditën e sotme Policia e Shtetit ka vijuar me operacionin për ndërmarrjen e masave administrative ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskat.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3000 lekë të reja rreth 523 qytetarë pasi janë konstatuar duke lëvizur pa maskë.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të kryera 5 shtetas nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre në komisariat të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Një lokal është evidentuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë, duke u ndërmarrë masa administrative prej 1 milion lekësh.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.