E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobiten tre pronarë  lokalesh dhe një këmbësor i ‘pabindur’ në Vlorë
Publik News

Gjobiten tre pronarë lokalesh dhe një këmbësor i ‘pabindur’ në Vlorë

Policia e Vlorës gjatë kontrollit në kuadër të parandalimit të koronavirusit ka konstatuar tre lokale të hapura, të cilat kanë shkelur masat e vendosura.

Mësohet se tre administratorët e lokaleve janë gjobitur me shumën 100 000 lekë dhe shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar.

Sakaq, policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga  Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 nga ana e  Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të qytetit për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot. datë 10.03.2020 për “Mos lejimin e grumbullimeve në ambjentet e hapura dhe të mbyllura” si dhe aktit normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

  • Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
  • Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
  • Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë

Për të tre këta shtetas u përpiluan Proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.

Njëkohësisht u përpilua  Proces–verbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë.

Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.