E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobitet nga policia me 5 milionë lekë kreu i FRPD, ja çfarë shënimi la Këlliçi tek fleta
Publik News

Gjobitet nga policia me 5 milionë lekë kreu i FRPD, ja çfarë shënimi la Këlliçi tek fleta

Policia ka gjobitur me 5 milionë lekë kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, për shkelje të rregullave anti-Covid. Gjoba i referohet një takimi që ka pasur Këlliçi me banorët e Kombinatit, tre ditë më parë, për të cilin policia thotë se është mbajtur në ambient të mbyllur dhe me më shumë se 10 persona të pranishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe fletën e gjobës, kreu i FRPD thotë se “gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës”.

 

“Rama ik edhe 66 ditë”, ka shkruar ai në fletën e gjobës.

POSTIMI I PLOTE

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!

kellicPolicia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.

Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas 💪🏻

kellc3kellckell5kell

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.