Gjokutaj: Nëse preket Prokuroria e Krimeve të Rënda atëherë ja kush është arsyeja…
Avokati Genc Gjokutaj tha se Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme u zgjodh nga ajo mazhorancë që i përplasi në fytyrë Prokurorisë.
Gjokutaj tha në studion e Ora News se nëse Marku do të bëjë lëvizjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda atëherë kjo do të thotë se kjo ndërhyrje po bëhet sepse duhet shpëtuar dikush me urgjencë dhe dihet se kush është.
“Lëvizjet e prokurorëve duhen bërë me evidenca, me analiza pune. A ka pasur referenca konkrete në lidhje me këto lëvizje”, tha Gjokutaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



