Gjosha: Negociatat me Greqinë, nuk ka transparencë nga ana e qeverisë
Deputetja e LSI , Klajda Gjosha, ë një intervistë të dhënë për televizionin “Ora News” u shpreh se arroganca dhe mungesa e transparencës e kanë karakterizuar qeverinë në këto momente negociatash në lidhje me marrëveshjet me Greqinë.
Gjosha është shprehur se Bushati ka përdorur fjalë fyese për presidentin.
Komisioni i Jashtëm do të ketë dijeninë e duhur për sa po ndodh me këto negociata deri në këto momente. Shkoi më tej me fjalët ofenduese për Presidentin e Republikës. Është e paprecedent të quhet Presidenti i Republikës i shkreti, nuk kishte dijeni për autorizimin apo mënyrën se si do të vepronte.
Për sa i përket marrëveshjes me Greqinë, deputetja e LSI-së u shpreh se nuk kemi asnjë informacion deri më tani nga Bushati përveç atyre të palës greke.
“Nuk ka ende një marrëveshje, ne nuk e dimë, ne dimë vetëm atë çka ka thënë pala greke për momentin, sepse ministri Bushati tha shumë pak, për të mos thënë që nuk tha asgjë dhe prandaj ishte për të ardhur keq, sepse ajo ishte një mbledhje me dyer të hapura. Mungesa e transparencës ka çuar në një reagim jo vetëm të Komisionit të Jashtëm, por besoj ju keni parë dhe reagimet e publikut, që kanë qenë të shumta. Kjo është një çështje tejet sensitive- u shpreh Gjosha.
Lidhur me pyetjen nëse Presidenti do e japë autorizimin për negociatat Gjosha është përgjigjur se “nëse ka informacionin e duhur dhe nëse përgjigjet e Bushati do të shkojnë përshtat me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pikërisht me ato kërkesa që parapërcakton Kushtetuta, patjetër që po”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



