E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjuetarët kërkojnë heqjen e moratoriumit të Gjuetisë, peticion Ramës dhe ambasadorëve Soreca e Kim
Publik News

Gjuetarët kërkojnë heqjen e moratoriumit të Gjuetisë, peticion Ramës dhe ambasadorëve Soreca e Kim

Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë do të kërkojë heqjen e moratoriumit të Gjuetisë, i cili është në fuqi deri në vitin 2021, dhe nuk lejon gjuetarët të gjuajnë kafshë dhe shpendë, pasi janë në rrezik zhdukje.

Kjo Federatë ka njoftuar të gjithë anëtarët se diitën e premte do të organizojë një mbledhje për të hartuar dhe miratuar njën peticion që do t’i dërgohet Kryeministrit Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Klosi, si dhe ambasadorëve Luigi soreca dhe Yuri Kim.

Me anë të këtij peticioni do të kërkohet heqja e moratoriumit, ndërsa do të diskutohet edhe për riformatimin e disa shoqatave të gjuetarëve të cilat kohët e fundit e kanë zbehur aktivitetin e tyre.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Gjuetisë:

Bejme me dijeni te gjithe antaret e Komitetit Drejtues se diten e premte date 12 qershor 2020 ora 10.00 organizohet takimi me rend dite:

1.Rruget dhe hapat e metejeshme per te perballuar veshtiresite si pasoje e moratoriumit te gjuetise.

2.Hartimi,miratimi dhe firmosja e nje peticioni ne emer te gjuetareve te Shqiperise drejtuar zotit Edi Rama,Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit zotit Blendi Klosi dhe ambasadoreve Yuri Kim e Luixhi Soreka per deshtimin e Moratoriumit te Gjuetise.

Propozimet tona per celjen menjehere te aktivitetit te gjuetise se kontrolluar me rregulla e ligje te forta.

3.Diskutim ne parim dhe vendim per riformatimin e disa shoqatave te gjuetareve qe gjate viteve te fundit kane zbehur veprimtarine e tyre.Zgjedhje te reja me drejtues te perkushtuar ne permbushjen e detyrave statuore e ligjore.

4.Marrja e nje vendimi kolegjial per fillimin e grumbullimit te kontributeve te antaresise si garanci financiare per organizimin dhe drejtimin e aktivitetit te gjuetise.

5.Grup pune per krijimin e shoqatave te reja ne disa Njesi Administrative krijuar me ndarjen e re teritoriale ne Republiken e Shqiperise.

6.Miratimi i programit te punes per festen e 70 vjetorit te themelimit te Federates dhe organizimin e garave Kombetare te qitjes me pjatele.

Lutemi gjithe antareve te Komitetit Drejtues te jene te pranishem ne kete takim.

Presidenti

Th.Perri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.