E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjuzi sqaron sherrin me Demaliajn: U mbrojta mirë se kam instikte boksieri!
Flash

Gjuzi sqaron sherrin me Demaliajn: U mbrojta mirë se kam instikte boksieri!

Kujtim Gjuzi ka treguar detajet se si ndodhi incidenti me analistin Ilir Demliaj një ditë më parë në hollin e një hoteli.

Ai thotë në një intervistë për median se ishte Demalija që e nisi sherri, duke shtuar se në fakt shënjestra nuk ishte ai por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili po mbante një konferencë në hotelin ku ndodhi edhe incidenti.

Gjuzi thotë se të afërmit e tij janë shqetësuar, madje kanë kërkuar që të hakmerren ndaj Demaliajt, por që janë ndaluar prej tij. “Papritur kaloi në holl, dhe lëshoi një ofendim. Unë e kalova ofendimin me idenë ke noi gjë, hajde fol ne tavolin mos fol në këmbë. Në atë moment ai u largua dhe më pas u kthye për së dyti në një mënyrë agresive, me fyerje e sharje. Unë i dhashë një të shtyrë aq sa kisha mundësi ta shtyja që të mos kishte konflikt.

Unë u distancova për ti ikur incidentit, ndërkohë që ai tentoi të më japë një shqelm, por lëvizja ime i shpëtoi asaj goditje, dhe ndërhynë forcat e sigurisë. Sicc e shihni s’kam asnjë goditje, asnjë gjë. Unë mendoj se nuk e kishte me mua, donte të zbehte konferencën e Sali Berishës, kështu e kam informacionin. Dhe vllazëria dhe nipat më thanë do merremi me të, por u thashë jo, se është një përplasje fizike që nuk shkoi në kanosje. I bëj thirrje nipave të mi të mos bëjnë asnjë lëvizje pa u konsultuar me mua”, tha ndër të tjera ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.