E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit lë në burg  Valter Bamin
Lajme

Gjykata e Apelit lë në burg Valter Bamin

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Valter Bamin, të dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, pasi ka refuzuar kërkesën e tij për të shfuqizuar vendimin dhe vlerësimin e ndalimit të masës së sigurimit “arrest në burg”. Kjo bëhet e ditur në kohën kur Bami kërkoi lirimin e menjëhershëm.

I arrestuari ka pretenduar se në hard diskun e tij ndodhen pamje filmike që provojnë se ai ndodhej në shtëpi në kohën e ngjarjes. Për më tepër, ai tha se baruti i gjetur në duart e tij është i një pistolete sportive, e cila ai e disponon me leje ligjore.

Bami u arrestua më 7 korrik 2023, pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas, i cili ndodhi mesnatën e 4 korrikut. Në këtë sulm, kunati i Bejtjasit, Ramazan Sino, u ekzekutua, ndërsa dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç, u plagosën rëndë.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet e Bait janë të paargumentuara dhe ka vendosur që ai të mbetet në burg, duke e mbajtur masën e sigurisë “arrest në burg”. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.