E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit liron nga burgu ‘Gylenistin’
Publik News

Gjykata e Apelit liron nga burgu ‘Gylenistin’

Gjyakata e Apelit ka liruar nga burgu shtetasin turk, Selami Simsek, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave.

 

Lirimi i Simsek është bërë pas kërkesës së këtij të fundit për heqjen e dënimit me burg në Gjykatën e Apelit, që është dorëzuar përmes avokatit të tij Elton Hyseni.

Turku Selami Simsek ka kërkuar lirmin e tij në Gjykatën e Apelit pasi u dënua me 1 vit burg për “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” pasi u kap në Rinas.

Sipas dokumentit, më datë 08.01.2020 Selami Simsek i ka kërkuar Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë azil në shtetin shqiptar kërkesë e cila është refuzuar.

Simsek është arrestuar një aeroportin e Rinasit me vizë të falsifikuar, ndërsa tentoi të kalonte kufirin.

Ashtu si turku i ekstraduar Harun Çelik, edhe Selami dyshohet se është mbështetës i lëvizjes Gylen dhe kërkohet të merret nga Turqia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.