Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Rezart Taçin
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, e cila në qershor të 2018 e shpalli Taçin të pafajshëm lidhur me dosjen ARMO.
Edhe pas gjyqit të 4 të zhvilluar ndaj Rezart Tacit, Gjykata e Shkallës së parë e shpalli Rezart Taçin të pafajshëm.
Sipas prokurorisë Taçi nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash.
Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e Armo-s për vitet 2011-2013.
Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet duke e dërguar në gjykim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



