E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit zhvendoset tek Astiri
Lajme

Gjykata e Apelit zhvendoset tek Astiri

Në një situatë ku mungesa e hapësirës fizike po pengon funksionimin e shërbimeve gjyqësore dhe zhvillimin e proceseve të gjykimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Qeveria kanë vendosur që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të zhvendoset në një godinë të re në zonën e Astirit.

Ende nuk dihet nëse kjo godinë do të jetë një zgjidhje përfundimtare apo vetëm për një pjesë të trupës gjykuese. Megjithatë, një Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM) ka sqaruar se KLGJ dhe Apeli nuk mund të ndryshojnë destinacionin e saj.

Prej disa kohësh, ish-kryetarja e KLGJ-së ka kërkuar një godinë të re me një sipërfaqe më të madhe. Për momentin, zgjidhja është gjetur duke liruar godinën aktuale të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, e cila ndodhet në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë

Pas shkrirjes së gjashtë gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka shpallur një thirrje publike për gjetjen e ambienteve me qira për Gjykatën e Apelit. Kërkohet që këto ambiente të kenë një sipërfaqe totale mbi 7,000 metra katrorë, të përfshijnë 26 salla gjyqësore dhe të jenë jo më larg se tre kilometra nga qendra e kryeqytetit. Kjo zhvendosje synon të adresojë mungesën e hapësirave aktuale, duke siguruar zyra për 78 gjyqtarë, ambiente për nëpunësit dhe hapësira për arkivin.

Shënim / Pas publikimit të këtij lajmi, KLGJ sqaroi për weblajm.com se godina e re do të jetë përballë parlamentit tek ish godina e vjetër e tatim paguesve të mëdhenjë. Ndërsa në kartel dhe VKM adresa rruga Teodor Keko i përket adresës aktuale të pronarit të ish godinës dedikuar për Gjykatë Apeli.

Foto e vendodhjes së Apelit të Ri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.