E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Beratit liron dy të rinjtë që u arrestuan për përdhunim! Familjarët: Drejtësia u vendos në vend
Lajme

Gjykata e Beratit liron dy të rinjtë që u arrestuan për përdhunim! Familjarët: Drejtësia u vendos në vend

Gjykata e Beratit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg me afat” në “Detyrim paraqitje” për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin, dy të rinjtë të moshave 33 dhe 20 vjeçare, që u arrestuan pas akuzave për përdhunimin e dy vajzave.

Të dy të rinjtë u arrestuan nga policia në 16 dhjetor 2023, ndërsa ditën e martë (24 janar) pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi mungonin provat, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”.

Ndryshini i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.

Familjarët e djemve kanë deklaruae se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm.

Edhe në daljet e mëparshme për mediat, familjaret e djemve janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qënë të lidhuara më parë me ta.

Ndërsa në një deklaratë për mediat, e ëma e njërit prej djemve, tha se me lirimin e djalit, doli e vërteta dhe se gjithçka ishte e manipuluar.

“Shyqyr që më doli djali se doli e vërteta! Nuk kishte asnjë lloj, problem, e kanë bërë kot të gjitha ato”, tha nëna e njëri  djemve.

Ndërsa babai njëri prej dy djemve që u liruan nga Gjykata, tha se doli e drejta e djalit të tij, dhe sipas tij nuk kishte asnjë fakt dhe asnjë arsye.

“Ja shyqyr që doli e drejta e djalit tim që s’kishte asnjë fakt asnjë arsye! Kjo ishte padrejtësi. Ju faleminderit se doli e vërteta. I kanë marrë në qafë kot çunat. Çfarë të them tjetër una, nuk kishin asnjë arsye”, tha babai njërit prej dy djemve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.