E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e rivalit të Aldo Bares
Lajme

Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e rivalit të Aldo Bares

Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokuroria e Fierit, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me Saimir Taullaun dhe familjarë të tij. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Vladimir Cjapi.

Në Lushnjë, familja Taullau njihet prej vitesh si rivale e grupit të Aldo Bare, për shkak të përplasjeve të hershme mes palëve. Në vitin 2005, Baki Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, u vra, ngjarje që shënoi një nga episodet më të rënda të konfliktit.

Pasuritë e sekuestruara:

  • Pasuria nr. 4/1, ZK 8572, lloji “truall”, me përshkrim “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K.T;

  • Pasuria nr. 4/2, ZK 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, po në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, me objekt të ndërtuar plotësisht dhe me vlerë 9.724.582 lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K.T;

  • Pasuria nr. 3/1, ZK 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m², me përshkrim “Godinë ekonomike 1 kat + bodrum”, e ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R.T;

  • Pasuria nr. 1/450, ZK 8572, lloji “truall”, me përshkrim “Njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi, si dhe ndërtim muri rrethues”, e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.

Vendimi për sekuestrim vjen në kuadër të hetimeve pasurore, ndërsa pritet që procesi të vijojë me verifikime të mëtejshme mbi origjinën dhe ligjshmërinë e këtyre aseteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.