Gjykata e Krimeve të Rënda kalon për gjykim nipin e deputetit socialist
Gjykata e Posaccme e Krimeve të Rënda, vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj Redian Rrajës dhe Ariol Halilajt të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shokut të tij Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, shoferit 24 vjeccar që humbi jetën një javë më vonë në spital.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga kjo gjykatë.
Redjan Rraja u arrestua me 5 nëntor 2019.
Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë nga policia, FNSH dhe RENEA, të nisur që prej ditës së atentatit, dhe që u shtri në disa qytete të ndryshme, si Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



