Aurel Shurbi u vetëdorëzua në polici pasi ishte në pamundësi për t’u larguar, ndërsa iu gjet edhe arma me të cilën plagosi daj e nip.
26 vjeçari në Gjykatë ka deklaruar se ka patur konflikt të mëparshëm me 29 vjeçarin Klevis Leka, ndërsa shtoi se ka qëlluar pasi Klevisi e ka provokuar.
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26 vjeçarin, ndërsa dy të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.



