Gjykata e Lartë anulon lirimin me kusht për Lulzim Berishën
Lajmi u konfirmua për “News 24” nga avokati Detar Hysi i cili paralajmëroi ankimimin e vendimit.
“Do të ndërmarr hapa ligjorë kundër vendimit”, tha avokati.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.
Sëfundmi, Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut.
Më 8 dhjetor 2020, Lulzim Berisha reagoi për News24 nga arratia për akuzat nga SPAK për atentatet ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë.
Në mesazhin e tij Lulzim Berisha thoshte se është i hapur për drejtësinë, por s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Ai e cilëson të gjithë këtë si një sulm për qëllime politike dhe se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova e fakte që e implikojnë në këtë ngjarje.
Ne dëshminë e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili ka treguar se si Lulzim Berisha i kërkoi të vriste Klodian Saliun. Po ashtu ai ka rrëfyer se si Lul Berisha dhe Indrit Taullain bënë planin për hedhjen në erë të biznesmenit Vajdin Lamaj.
“…në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e qujatur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Vend ku është kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në një bodrum të një pallati të ndërtuar nga një ndërtues Kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli me ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim të kësaj do vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishin kundërshtar dhe kishin frikë së bashkë me grupin e tij, mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe për kontrabandën dhe trafiqet e drogës që bënin në portin e Durrësit, pasi e shihnin si rival”.
“Sipas Plarent Dervishaj, një polic i portit i kishte thënë Lentit që një natë Klodi me dy persona të tjerë, i kanë pritur tek shtëpia e Lulit për t’ju vrarë. Sipas Lentit, polici ishte i pirë tapë në momentin që I kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja dhe qëndroja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë kush ishte Klodian Saliu si dhe të mësoja lëvizjet e tij, Kur shkoja në Durrës, çdo ditë fillimist takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studjoja lëvizjet dhe vendet kur rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, të moshës 19 vjeç, i cili e njihte Klodin si fytyrë”, shtoi ai.
Më pas Luftar Reçi dëshmon se si me Plarent Dervishin dhe Indrit Taullaun, bënin prova për mënyrën se si do ta realizonin vrasjen e Klodian Saliut.
“Nëpër Durrës, lëviznin me një makinë tip Benz 250, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa nga Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaut. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodian Saliu. Mbaj mend për shembull se shkonim diku tek Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje. U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit ku dyshohej se rrinte Klodiani… …unë, Lenti dhe Indriti filluam që të bëjmë prova për mënyrën se si do të realizonim vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi të shkonte të takonte një person në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë dhe në vendoseshim tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personi që e thërisnim “Çeçoja”, e linim tek kryqëzimi i rrugës. Detyra e Çeços ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë. Luli sapo mori vesh se X person, do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit dhe u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi, unë kam fjetur në Durrës tek shtëpia e J.. dhe morëm një makinë tip BMW x5, me ngjyrë të zezë të cilës i ishte vendosur një targë italiane”, thuhet në dëshmi.
I penduari i drejtësisë thotë se kishin ecur paralel për rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Plarenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
“Me vete kishim armë zjarri dhe më konkretisht unë kisha një pistoletë të markës Bereta marinsash të vitit 2002 me 15 fishekë. Lenti kishte një automatik të tipit Skorpions dhe dy karikatorë rezervë, kurse Indriti kishte një pistoletë me 15 fishekë e kromuar që ishte e Lulit dhe një pistoletë tjetër me mulli me 6 fishekë. Në momentin që u errësua ne jemi parkuar tek i njëjti karburant siç e përshkrova pak më sipër. Kurse “Çeçoja” tek kryqëzimi. Gjithashtu Lenti dhe Indriti kishin me ngjyrë gri, kur Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacionin nga X person, njeri pranë grupit të Klodit se ai lëvizte me një automjet tip Mercedes 300 me ngjyrë të vjetër, me targat e Durrësit. Nuk e mbaj mend orën e saktë por pasi kishim rreth 40 deri në 50 minuta që prisnim “Çeçoja” telefonoi Indritin dhe i tha se Klodi, ishte futur në autostradë dhe se në makinë ishin future dy veta. Çeçoja, i tha Indritit se Klodi po drejtonte makinën.
Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit, Pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera.Diku mes Vorës dhe Durrësit, I jemi afruar dhe jemi vendosur parallel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW, kanë qëlluar më armë në drejtim të Klodit, Indrit me pistoletë dhe Lenti me Skorpions. Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit, kemi mbajtur xhamat e makinës të hapura.
Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Lenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe “…O Lal mbaje, mbaje…”. Hapa krahun dhe nga BMW që drejtoja unë ka zbritur Indriti dhe I është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur, Klodin tre herë me pistoletë me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën…”, thuhet në dëshmi.
Po ashtu ai ka dëshmuar lidhur me ekzekutimin e Vajdin Lamajt. Sipas Reçit, në shkurt të vitit 2005 Lul Berisha kishte bërë planin me Indrit Taullain dhe të dy bashkë do të hidhnin në erë Vajdin Lamajn në ashensorin e banesës së tij. Reçit i kishte kërkuar kallëpë tritoli për atentatin e mirëmenduar.
“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taullain, Lentin (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha.
Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002″, shton ai në dëshminë e tij.
I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, Luftar Reçi është rikthyer në vëmendje për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK. I njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Dibrës” ai është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. Kujtojmë që dje Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për 3 bosë të krimit, pasi dyshohen se janë atentatorët e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005. Bëhet fjalë për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Luftar Reçin, të cilët në bashkëpunim me Indrit Taullain kanë vrarë në 26 shkurt 2005 Klodjan Saliun, i cili njihej si kundërshtari i Lulzim Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



