Gjykata e Lartë lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin
Të premten, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, për hetimet për dosjen “Partizani”.
Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e Shkallës së Parë, Irena Gjoka.
E njëjta kërkesë i është refuzuar Malltezit më herët, nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO-ja.
Masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e “korrupsionit pasiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



