E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani
Lajme

Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani, raporton News24.

Pasi GJKKO vendosi të pushojë çështjes, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, lidhur me përplasjen për emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kallëzimin e tij, Meta pretendonte se Dvorani kishte shkelur ligjin, duke i dërguar jo me radhë, por njëkohësisht listat e kandidatëve për Kushtetuesen në Presidencë dhe në Kuvend.

Po sipas Metës ( ne ate kohe President), Dvorani dhe disa zyrtarë të tjerë, në kundërshtim me ligjin, kishin botuar në fletore zyrtare një prej listave dhe se nuk kishin publikuar disa procesverbale mbledhjesh të KED.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.