E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit
Lajme

Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit

Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që ndodhet në qeli prej 12 majit nën akuzën e shitblerjes së votave.

Gjykata ka rrëzuar kështu për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit, i cili kërkonte një masë më të lehtë sigurie se arresti me burg.

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshit u shqyrtua në dhomë këshillimi, ndërsa më herët atij i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi i gjykatës:

61004-00539-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 228,229,230,238 KP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.23 datë 21.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

61003-00540-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 15/2,17,18,36,42 i Kushtetutës, Nenet 128/a,221,221/a,222,223,424,427/a,432 KPP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.104 (87-2023-157), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por i pa betuar, Fredi Beleri, kishte  paraqitur dy rekurse të reja në Gjyaktën e Lartë. Beleri kërkonte  në një prej rekurseve vlerësimin e paligjshëm të masës së arrestit të tij në flagrancë.

Sakaq në rekursin e dytë ai kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Rekurset e bëra nga Beleri vijnë një javë përara 15 shtatorit, afatit të fundit kur ai mund të bëtohet si kryebashkiak i Himarës, në të kundërt zgjedhjet e Himarrës do të përsëriten.

Kujtojmë se Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Prokuroia e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po emban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.