E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë  pengon Berishën për të shkuar në parlament
Lajme

Gjykata e Lartë pengon Berishën për të shkuar në parlament

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte nga kjo gjykatë, heqjen e ndalimit për të marrë pjesë në seancat parlamentare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie me vendimin të GJKKO-së, prej 30 dhjetorit 2023, lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Gjithashtu, nga e njëjta Gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha e Malltezi kanë kundërshtuar masat pasi i cilwsojnw si politike dhe tw ndikuara nga kryeministri Rama. Fillimisht ndaj Berishës u kërkua masa “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, por ato nuk u respektuan, me pretendimin se SPAK nuk kishte marrë leje nga Kuvendi.

Më pas ishte SPAK që kërkoi leje nga Kuvendi, por duke forcuar masën e sigurisë nga detyrim paraqitjeje në “arrest shtëpie”.  Me masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, Berishës iu ndalua të marrë pjesë në seancat plenare, çka mund të çojë në humbjen e mandatit të deputetit, pasi mungon në punimet e Parlamentit prej pothuajse 6 muajsh.  Avokatët e Berishës kanë deklaruar se vendosja në masë arresti synon pikërisht djegien e mandatit të deputetit. Ish-Kryeministri i është drejtuar me disa kërkesa shkallëve të gjyqësorit shqiptar, por të gjitha janë rrëzuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.