E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë publikon emrat, ja kush janë kandidatët për KLGJ
Lajme

Gjykata e Lartë publikon emrat, ja kush janë kandidatët për KLGJ

Gjykata e Lartë ka bërë publikë emrat e kandidatëve ër KLGJ, ku sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se rezulton se kanë paraqitur interes për të kandiduar, gjyqtarët e mëposhtëm, Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë, si dhe  Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër.

Sot ka qenë dhe afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve.

NJOFTIM  PËR MEDIAN

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” Gjykata e Lartë pas publikimit, më datë 22.08.2018 të “Rishpalljes së thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)”, si dhe pas përfundimit të afatit 15 ditor, më datë 06.09.2018 (orari zyrtar), rezulton se kanë paraqitur interes për të kandiduar për në KLGJ, gjyqtarët e mëposhtëm.
1.                  Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë
2.                  Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
Znj. Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Z. Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Bazuar në Nenin 11 të ligjit të sipërpërmendur, Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.