E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë rrëzon Ramën për TVSH-në e biznesit të vogël
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon Ramën për TVSH-në e biznesit të vogël

Ideja e qeverisë për të futur biznesin e vogël në sistemin e TVSH ka marrë goditjen e parë ligjore.

Në një status  të avokatit Daci  këtë të shtunë   sqaron se Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për padinë e Dhomës së Avokatëve të cilët kundërshtonin futjen e tyre në skemën e TVSH-së. Gjykata u dha te drejte avokateve. Ata thonë se vendimi mund të shfrytëzohet edhe nga profesionistët e tjerë të lirë.

Avokati Jordan Daci sqaron: “Përtej faktit që Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për avokatët edhe profesionet e tjera të lira që ndodhen në të njëjtën situatë, praktikisht nëse do ti drejtoheshin gjykatës do ta kenë fituar, sepse vendimi unifikues ka vlerë detyrues për të gjitha gjykatat e tjera, sepse pavarësisht se gjykata u vu në lëvizje nga avokatët ajo ka shqyrtuar çështjen ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave”.

Daci thotë se qeveria duhet të ketë parasysh këtë vendim gjykate kur të përgatisë paketën e re fiskale, në rast të kundërt, është rruga e hapur për të goditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.